Gutereshi bën thirrje për armëpushim urgjent në Gazë
- Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh sot shprehu zemërim për sulmet e fundit izraelite në Gazë dhe bëri thirrje për armëpushim urgjent dhe dërgim të menjëhershëm të ndihmave humanitare.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:14, 21 mars, 2025

Gjenevë, 21 mars 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh sot shprehu zemërim për sulmet e fundit izraelite në Gazë dhe bëri thirrje për armëpushim urgjent dhe dërgim të menjëhershëm të ndihmave humanitare.
"Jam i indinjuar nga sulmet e fundit izraelite në Gazë, të cilat kanë vrarë qindra njerëz", tha Gutereshi.
Ai, gjithashtu shprehu keqardhje për vdekjen e një anëtari të personelit të KB-së dhe plagosjen e pesë të tjerëve pasi sulmet izraelite goditën dy objekte të KB-së në qytetin Deir al Balah të Rripit të Gazës.
Foto: Arkivi i MIA-s