• e mërkurë, 26 qershor 2024

Zhiru: Lëndimi i Mbapes ka lënë shenjë në fitoren ndaj Austrisë

Zhiru: Lëndimi i Mbapes ka lënë shenjë në fitoren ndaj Austrisë

Dyseldorf, 18 qershor 2024 (MIA) - Sulmuesi francez Olivie Zhiru u përqendrua në lëndimin e Kilian Mbapes në ndeshjen me Austrinë (1:0) në Euro 2024.

"Lëndimi i Mbapes ka lënë shenjë pas fitores. Kuptohet, jemi pak të shqetësuar për shkak të lëndimit të tij. Shkoi për kontroll mjekësor. Nuk kam çka të stoj më shumë për lëndimin e tij. Shpresoj se do të kthehet sa më shpejt që është e  mundur", deklaroi Zhiru pas ndeshjes.

Mbap në minutën e 86 të ndeshjes u përplas me mbrojtësin austraik Kevin Danso, pas së cilës përfundoi në fushë. Fillimisht u supozua se ka nevojë për  ndërhyrje, por pas kontrollit në spital në Dyseldorf është vendosur që të mjekohet pa intervenim kirurgjikal. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR