• e hënë, 23 dhjetor 2024

Marko Rosi: Gjendja e Vargas është stabile, ai është nën mbikëqyrje në spital

Marko Rosi: Gjendja e Vargas është stabile, ai është nën mbikëqyrje në spital

Shtutgart, 24 qershor (MIA) - Seleksionuesi i kombëtares hungareze Marko Rosi foli për gjendjen e sulmuesit Barnabas Varga pas ndeshjes kundër Skocisë, të cilën hungarezët e fituan me rezultatin 1:0.

"Gjendja e tij është stabile. Ai është nën mbikëqyrje në spital. E dimë se ka frakturë. Nuk dimë nëse ka nevojë të operohet, por sigurisht nuk mund më të luajë më në evropian. Por, më me rëndësi është se gjithçka është në rregull me të", deklaroi Rosi pas ndeshjes së mbrëmshme.

Sulmuesi 29-vjeçar e humbi vetëdijen pasi u përplas me portierin e Skocisë, Angus Gan. Pas ndihmës mjekësore, lojtari me ndihmën e barelave u largua nga fusha. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR