• e hënë, 24 qershor 2024

Silvinjo: Asnjëherë nuk do ta harroj këtë ditë

Silvinjo: Asnjëherë nuk do ta harroj këtë ditë

Dyseldorf, 24 qershor 2024 (MIA) - Seleksionuesi i kombëtares shqiptare në futboll, Silvinjo foli për atë se çka e pret në ndeshjen e ardhshme me Spanjën në xhiron e tretë nga faza e grupeve të EURO2024.

Ai tha se është mirë i informuar për shumë lojtarë që luajnë për Spanjën.

"Ekip i shkëlqyer me trajner të shkëlqyer dhe asnjëherë nuk do ta harroj këtë ditë. Të përballem me Spanjën dhe të kesh mundësi të përparosh, është gjë e shkëlqyeshme", deklaroi Silvinjo për faqen zyrtare të UEFA-s.

Ai shtoi se kohë të gjatë jeton në Spanjë me familjen e tij.

Ndeshja do të luhet sonte në ora 21 në Dyseldorf.

Spanja tashmë ka siguruar kualifikim në një të tetën e finales, ndërsa Shqipërisë për këtë qëllim i nevojiten tre pikë për kualifikim të sigurtë në plejof. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR