• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Modriç: Rekordi im nuk do të thotë asgjë, sepse nuk e ndihmoi Kroacinë

Modriç: Rekordi im nuk do të thotë asgjë, sepse nuk e ndihmoi Kroacinë

Lajpcig, 25 qershor 2024 (MIA) – Kapiteni i reprezentacionit kroat në futboll, Luka Modriç nuk është i impresionuar që është bërë golashënuesi më i vjetër në historinë e Kampionatit evropian.

Futbollisti tridhjetë e tetë vjeçar shënoi mbrëmë kundër kombëtares italiane (1:1) në ndeshjen e xhiros së tretë të Kampionatit evropian.

"Rekordi im? Nuk do të thotë asgjë për mua sepse nuk e ndihmoi skuadrën. Natë e trishtë", ka thënë Modriç për “Madrid Xtra”.

Modriç (38 vjeç e 289 ditë) theu rekordin e austriakut Ivica Vastiq i cili shënoi gol në moshën 38 vjeç e 257 ditë në ndeshjen kundër Polonisë në Kampionatin evropian 2008.

Spanja (9 pikë) dhe Italia (4) u kualifikuan drejtpërdrejt në plejofin e KE 2024. Kroacia fitoi 2 pikë dhe ka vetëm shanse teorike për kualifikim në raundin e 16-të.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR