• e premte, 26 korrik 2024

Zgjedhjet presidenciale në Sri Lanka do të mbahen në shtator

Zgjedhjet presidenciale në Sri Lanka do të mbahen në shtator

Kolombo, 26 korrik 2024 (MIA) - Komisioni zgjedhor kumtoi se zgjedhjet presidenciale në Sri Lanka do të mbahen më 21 shtator.

Zgjedhjet e fundit presidenciale u mbajtën në nëntor 2019, kur u zgjodh Gotabaja Raxhapaksa, i cili në korrik 2022 nën presionin e protestave për shkak të kolapsit ekonomik të vendit dha dorëheqje.

Pas dorëheqjes së Raxhapaska, Parlamenti emëron Ranil Vikremesing për President të Sri Lankës.

Në vitin 2023, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi rreth 3 miliardë dollarë për të mbështetur politikat dhe reformat në Sri Lankën e goditur nga kriza.

Sri Lanka iu drejtua Fondit Monetar Ndërkombëtar për ndihmë pas një krize ekonomike që rezultoi në mungesë të karburantit, gazit, ilaçeve dhe ushqimit dhe çoi në trazira sociale dhe protesta në të gjithë vendin. Në vitin 2023, FMN miratoi rreth tre miliardë dollarë për të mbështetur politikat dhe reformat e vendit me 22 milionë banorë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR