• e premte, 22 nëntor 2024

Atal: Sulmet ndaj hekurudhës kishin një qëllim - t'i bllokojnë trenat për në Paris para Olimpiadës

Atal: Sulmet ndaj hekurudhës kishin një qëllim - t'i bllokojnë trenat për në Paris para Olimpiadës

Paris, 26 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri francez Gabriel Atal sot deklaroi se sabotazhi që i goditi pjesët kyçe në rrjetin hekurudhor francez para Lojërave Olimpike kishte "një qëllim të qartë - ta bllokojë rrjetin e trenave të shpejtë".

Ai tha se "vandalët" në mënyrë strategjike i kanë sulmuar rrugët kryesore nga veriu, lindja dhe perëndimi ndaj Parisit, disa orë para hapjes solemne të Olimpiadës.

Duke folur me gazetarët, Atal tha se do të ketë "pasoja të mëdha" sepse qindra mijëra njerëz janë bllokuar duke bërë përpjekje të arrijnë në Paris. sa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR