Zgjedhje lokale në Podgoricë dhe Kotor, janë hapur vendvotimet
- Qytetarët e Podgoricës dhe Kotorit sot votojnë në zgjedhjet lokale, ndërsa vendvotimet janë të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00, njoftojnë mediat malazeze.
Podgoricë, 29 shtator 2024 (MIA) - Qytetarët e Podgoricës dhe Kotorit sot votojnë në zgjedhjet lokale, ndërsa vendvotimet janë të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00, njoftojnë mediat malazeze.
Të drejtë vote në kryeqytet kanë 145.724 votues të cilët do të zgjedhin mes 13 listave, ndërsa në Kotor të drejtë vote kanë 18.498 qytetarë të cilët do të zgjedhin mes 12 listave.
Në garën zgjedhore do të jenë koalicioni "Lëvizja Evropa Tani" dhe "Mali i Zi Demokratik", si dhe koalicioni "Për të Ardhmen e Podgoricës", i cili përbëhet nga "Demokracia e Re Serbe", "Partia Popullore Demokratike", "Partia Popullore Socialiste", Mali i Zi i Bashkuar”, Partia e Punëtorëve, “Mali i Zi i Lirë” dhe “Mali i Zi i vërtetë”.
Në zgjedhje merr pjesë edhe koalicioni “Për një Podgoricë më të mirë Jakov Milatoviq” i cili përbëhet nga Lëvizja për Podgoricë, Lëvizja Qytetare URA dhe Lëvizja për Ndryshime, pastaj Partia Demokratike e Socialistëve dhe Partia Boshnjake. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s