• e mërkurë, 01 janar 2025

Ministri sllovak i Mbrojtjes: "Ukraina për paqe ndoshta duhet të shkëputë një pjesë të territorit të saj"

Ministri sllovak i Mbrojtjes:

Bratisllavë, 30 nëntor 2024 (MIA) - Ministri sllovak i Mbrojtjes Robert Kalinak dje tha se Ukraina ndoshta duhet të shkëputë një pjesë të territorit të saj për të arritur paqe.

Në një deklaratë për televizionin TAZ, Kalinak e cilësoi këtë si realitetin e situatës. Ai tha se në interes të Sllovakisë është lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejtë dhe bëri përpjekje për negociata dhe armëpushim.

"Ukraina me siguri nuk është e vetëdijshme se asnjëherë nuk do të vendoset ndërmjet Gjermanisë dhe Zvicrës, por gjithmonë do ta ndajë kufirin e saj më të gjatë me Rusinë", tha ai.

Kalinak theksoi se Rusia e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare me pushtimin e saj, që filloi më shkurt të vitit 2022, duke shtuar se nuk ka dyshim se kush është agresori.

"Por, gjithashtu duhet të shohim se edhe çka po ndodh në rajonet tjera dhe nëse zbatojmë të njejtat standarde për konteste tjera", shtoi ministri sllovak i Mbrojtjes. sa/

Foto: Fejsbuk 

QËNDRONI TË LIDHUR