OBSH kërkoi ndërprerje të sulmeve izraelite ndaj spitaleve në Rripin e Gazës
- Shefi i Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH) Tedros Adanom Gebrejesus sot i bëri thirrje Izraelit që menjëherë t'i ndalojë sulmet ndaj spitaleve në Rripin e Gazës, pasi që në afat prej vetëm disa ditëve janë kryer sulme ndaj dy spitaleve në enklavën palestineze.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:59, 30 dhjetor, 2024
Gjenevë, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Shefi i Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH) Tedros Adanom Gebrejesus sot i bëri thirrje Izraelit që menjëherë t'i ndalojë sulmet ndaj spitaleve në Rripin e Gazës, pasi që në afat prej vetëm disa ditëve janë kryer sulme ndaj dy spitaleve në enklavën palestineze.
Tedros në platformën X paralajmëroi se sistemi shëndetësor në Rripin e Gazës sërish është nën kërcënim serioz, duke i bërë thirrje Izraelit të ndalojë së sulmuari spitalet sepse palestinezëve në enklavë u nevojitet qasje drejt mbrojtjes shëndetësore.
Ushtria izraelite kumtoi se cak i sulmit të djeshëm në spitalin Al Vafa në qytetin e Gazës ishin militantët e Hamasit. ab/
Foto: МIА arkivi