• e enjte, 02 janar 2025

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci, raundi i dytë më 12 janar

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci, raundi i dytë më 12 janar

Zagreb, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhje publikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale në bazë të 100 për qind të vendvotimeve të numëruara, sipas të cilave presidenti aktual Zoran Milanoviq ka fituar 49,09 për qind të votave, ndërsa kandidati i dytë i HDZ-së në pushtet, Dragan Primorac - 19,35 për qind.

 Kandidatja e pavarur, ish funksionare e Most, Marija Selak Raspudiq ka 9,25 për qind, ndërsa kandidatja e partisë Mundemi, Ivana Kekin 8,89 për qind.

Kandidati i pavarur, avokati Tomisllav Jonjiq fitoi 5.09 për qind të votave, kandidati i Most dhe prefekt i Sinj, Miro Bul ka 3,82 për qind të votave, ndërsa Branka Lozo nga partia Domino fitoi 2,41 për qind të votave të të gjithë qytetarëve të cilët votuan në raundin e parë të zgjedhjeve. Kandidati i pavarur Niko Tokiq Kartelo fitoi 0,99 për qind mbështetje.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve kanë votuar 46,03 për qind e votuesve  nga diçka më pak se 3,8 milionë qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore.

Millanoviq dhe Primorac u plasuan në raundin e dytë që do të mbahet më 12 janar. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR