Talebanët urdhëruan organizatat joqeveritare në Afganistan të ndalojnë punësimin e grave
- Talebanët në Afganistan publikuan se do të ndalojnë punën e të gjitha organizatave joqeveritare vendore dhe të huaja (OJQ) nëse vazhdojnë me punësimin e grave.
- Post By Sara Ademi
- 10:51, 30 dhjetor, 2024
Kabul, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Talebanët në Afganistan publikuan se do të ndalojnë punën e të gjitha organizatave joqeveritare vendore dhe të huaja (OJQ) nëse vazhdojnë me punësimin e grave.
Në letrën e publikuar në X, Ministria e Ekonomisë paralajmëroi se mosrespektimi i urdhërit më të ri do të rezultojë me humbjen e lejes për punë në Afganistan të atyre organizatave joqeveritare.
Ministria njoftoi se ka kompetencë t'i regjistrojë, koordinojë, udhëheqë dhe mbikqyrë të gjitha aktivitetet që i kryejnë organizatat vendore dhe të huaja.
Qeveria urdhëroi pezullimin e gjithë punës së grave në institucionet që nuk janë nën kontroll të talebanëve. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s