• e hënë, 04 nëntor 2024

Zelenski uron Sandun për fitoren në zgjedhje

Zelenski uron Sandun për fitoren në zgjedhje

 Kiev, 4 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski me një postim në rrjetet sociale ka uruar kolegen e tij nga Moldavia, Maja Sandu për fitoren zgjedhore, raportojnë mediat britanike.

"Moldavianët kanë bërë një zgjedhje të qartë - ata kanë zgjedhur rrugën drejt rritjes ekonomike dhe stabilitetit social", ka shkruar ai pasi Sandu, udhëheqësja properëndimore e Moldavisë, ka shpallur fitoren në votimin e djeshëm. 

 "Dëshmuam se të bashkuar mund të triumfojmë ndaj atyre që duan të na thyejnë", tha Sandu pas fitores, raportoi Blumberg.

 Botimi vëren se fitorja e Sandus përforcon përkushtimin e saj për të integruar Moldavinë në Bashkimin Evropian deri në fund të dekadës.

Pas numërimit të pothuajse 99 për qind të votave, presidentja moldave kryeson me rreth 55 për qind të votave përpara rivalit të saj Aleksander Stojanoglo, i cili ka premtuar se nëse fiton, do të mbajë lidhje të ngushta me Kremlinin. Për Stojanoglon kanë votuar rreth 45 për qind e votuesve. 

Moldavët dje votuan në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pasi në raundin e parë të zgjedhjeve, që u mbajtën më 20 tetor, Sandu mori 42,45 për qind të votave dhe Stojanoglo 25,98 për qind.

 Një politikan i lartë rus i afërt me presidentin Vladimir Putin, deklaroi se votat kanë qenë "kurdisura" në favor të kandidates pro-perëndimore Sandu.

 "I numëron votat, sheh sa të mungojnë për kandidatin "real" dhe sjell numrin e duhur nga vendvotimet jashtë vendit (vota nga diaspora)", ka shkruar në Telegram,  Andrej Klishas, ​​anëtar i Këshillit të Federatës, Dhoma e Lartë e Parlamentit rus.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR