• e mërkurë, 03 korrik 2024

Zelenski: Ukrainës nuk i duhet armata franceze, fëmijët tuaj nuk do të vdesin tek ne

Zelenski: Ukrainës nuk i duhet armata franceze, fëmijët tuaj nuk do të vdesin tek ne

Paris, 12 mars 2024 (MIA) - Kievit nuk i duhet prania e personelit ushtarak francez, deklaroi presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski.

"Gjithnjë derisa Ukraina qëndron, armata franceze mund të mbetet në territorin francez. Fëmijët tuaj nuk do të vdesin në Ukrainë. Nëse Rusia vjen në konflikt me një vend të NATO, fëmijët tuaj mund të dërgohen në një vend të NATO-s, por ajo do të jetë situatë ndryshe", tha Zelenski në intervistën për televizionin francez BFM.

Zelenski, megjithatë, tha se edhe pse Ukraina nuk është pjesë e Aleancës Veriatlantike, ai "nuk sheh asgjë të keqe" në dërgimin e personelit të huaj ushtarak dhe teknik për të trajnuar anëtarët e forcave të armatosura të Ukrainës dhe për të riparuar armët ukrainase.

Zelenski përsëriti se Ukraina po përballet me vështirësi për shkak të mungesës së predhave të artilerisë, bllokadës ajrore, raketave ruse me rreze të gjatë veprimi dhe një numri të madh të dronëve rusë.

Presidenti francez Emanuel Makron në fund të shkurtit deklaroi se Parisi do të bënte gjithçka për të parandaluar Rusinë të "fitojë në luftën me Ukrainën".

Sipas tij, liderët e vendeve perëndimore biseduan për mundësinë e dërgimit të ushtarëve në Ukranë, mirëpo, ashtu siç tha, ende nuk është arritur një konsensus për këtë çështje.

Menjëherë pas ditës së deklaratës Makron ishte kritikuar ashpër, ndërsa autoritetet e shumë vendeve evropiane folën dhe konfirmuan se nuk bëhej fjalë për transferimin e personelit ushtarak në Ukrainë.

Kancelari gjerman, Olaf Sholc dhe ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius theksuan se Gjermania nuk do të dërgojë trupat e saj në Ukrainë, ndërsa Sholc më tej ka bërë të ditur se dhe vendet nga NATO në përgjithësi nuk do ta bëjnë këtë.

Duke komentuar deklaratën e presidentit francez, Moska zyrtarisht paralajmëroi se një zhvillim i tillë do të dërgonte në mënyrë të pashmangshme në një konflikt të drejtëpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe NATO-s. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR