• e diel, 25 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zelenski: Rusia po sulmon gjithnjë e më shumë infrastrukturën civile të Ukrainës

Zelenski: Rusia po sulmon gjithnjë e më shumë infrastrukturën civile të Ukrainës

 Kiev, 18 prill 2025 (MIA) - Rusia i ka ridrejtuar sulmet e saj nga energjia në infrastrukturën tjetër civile, deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një video fjalim.

"Ata kanë ulur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike. Ky është një fakt. Por,  t'i kushtojmë vëmendje faktit që Rusia nuk e ka ulur numrin e përgjithshëm të sulmeve. Kjo është pjesë e strategjisë së tyre... me reduktimin e sulmeve ndaj energjisë, ata tani po synojnë infrastrukturën tjetër civile", tha Zelenski.

Ai nuk specifikoi objektiva  konkrete, por shërbimet ukrainase kanë regjistruar sulme të shtuara në objektet industriale dhe transportuese ditët e fundit. 

Foto: Zelenski në Fejsbuk 

 

QËNDRONI TË LIDHUR