Zelenski: Rusia ka qëlluar mbi 70 raketa dhe një qind dronë ndaj sistemit energjetik të Ukrainës
- Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski deklaroi se Rusia sot ka lëshuar më shumë se 70 raketa dhe më shumë se një qind dronë drejt sistemit të energjetikës së Ukrainës.
- Post By Fami Bajrami
- 13:38, 25 dhjetor, 2024
Kiev, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski deklaroi se Rusia sot ka lëshuar më shumë se 70 raketa dhe më shumë se një qind dronë drejt sistemit të energjetikës së Ukrainës.
"Sot Putini zgjodhi qëllimisht Krishtlindjet për sulmin e tij. Çfarë mund të jetë më çnjerëzore se kaq? Mbi 70 raketa, duke përfshirë dhe balistike, dhe mbi 100 dronë sulmues. Qëllimi është sistemi ynë energjetik. Ata vazhdojnë të luftojnë për ta mbajtur Ukrainën në errësirë", publikoi Zelenski në Telegram.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës kumtoi se gjatë sulmit të sotëm rus janë rrëzuar 59 raketa dhe 54 dronë.
Kryetari i qytetit të dytë më të madh në Ukrainë, Igor Terehov deklaroi se 12 raketa janë gjuajtur në objektet energjetike në Harkov. Në sulmin rus u lënduan të paktën katër persona, ndërsa një pjesë e madhe e Harkovit është pa energji elektrike, ujë dhe ngrohje. rq/bsh/
Foto: EPA