• e premte, 05 dhjetor 2025

Zelenski: Nuk na duhet edhe një armëpushim tjetër, por paqe e vërtetë

Zelenski: Nuk na duhet edhe një armëpushim tjetër, por paqe e vërtetë

 Kiev, 16 gusht 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski lëshoi një deklaratë të re pas takimit midis Donald Trampit dhe Vladimir Putinit, duke thënë se "duhet të arrihet paqja e vërtetë", dhe jo vetëm "një ndërprerje tjetër midis pushtimeve ruse".

 Fjalët e tij vijnë pasi bisedimet në Alaskë nuk u arrit një marrëveshje për armëpushim, ndërsa Zelenski nuk u ftua në takim.

 Presidenti amerikan Trampi më vonë  deklaroi  se të gjitha palët ranë dakord  se duhet të lidhet një marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës, pa një marrëveshje paraprake për armëpushim.

Në të njëjtën kohë, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të parlamentit ukrainas, Oleksandër Merezhko, deklaroi se Presidenti amerikan Donald Tramp, me propozimin për zëvendësimin e armëpushimit me një marrëveshje paqeje, në fakt po mbante anën e Presidentit rus Vladimir Putin. 

 "Fatkeqësisht, Tramp mori qëndrimin e Putinit, ndërsa kjo ishte kërkesa e Putinit", deklaroi Merezhko për mediat britanike.

 Sipas tij, Putini me termin "marrëveshje paqeje" nënkupton disa "gjëra të rrezikshme" për Ukrainën.

 "Në vizionin e Putinit, kjo do të thotë se Ukraina nuk do t'i bashkohet NATO-s, se kërkesat e tij absurde për denazifikim dhe demilitarizim, si dhe statusin e gjuhës ruse dhe Kishës Ortodokse Ruse, do të pranohen", tha Merezhko.

 Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR