• e martë, 11 mars 2025

Zelenski: Nga Viti i ri e ndërpresim transitin e gazit rus në Evropë

Zelenski: Nga Viti i ri e ndërpresim transitin e gazit rus në Evropë

Bruksel, 19 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski, deklaroi se Ukraina nuk do të vazhdojë transitin e gazit rus në Evropë pasi marrëveshja aktuale të skadojë në fund të këtij viti.

"Nuk do të vazhdojmë transitin e gazit rus", tha Zelenski në konferencë për shtyp gjatë samitit të BE-së në Bruksel.

Zelenski, gjithashtu, u bëri apel aleatëve evropianë që të koordinojnë punën e tyre për të gjetur paqe të qëndrueshme në Ukrainë. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR