Përplasje e një tankeri dhe një anijeje mallrash në Angli, 32 persona të lënduar
- Tridhjetë e dy persona janë lënduar dhe janë transportuar në breg, kur zjarri përfshiu një tanker për naftë dhe një anijeje mallrash që u përplasën sot në Detin e Veriut, në bregun lindor të Anglisë.

Londër, 10 mars 2025 (MIA) - Tridhjetë e dy persona janë lënduar dhe janë transportuar në breg, kur zjarri përfshiu një tanker për naftë dhe një anijeje mallrash që u përplasën sot në Detin e Veriut, në bregun lindor të Anglisë.
Agjencia britanike detare dhe roja bregdetare kumtoi se disa anije shpëtimi dhe një helikopter i specializuar janë dërguar në vendin e aksidentit. Në operacionin marrin pjesë edhe anije zjarrfikëse në afërsi të qytetit Hall, rreth 250 kilometra në veri të Londrës.
Operacioni i shpëtimit është duke vazhduar, ndërsa Skaj Njuz publikoi video në të cilën shihet se si nga të dyja anijet del tym i zi i dendur. ls/
Besohet se në përplasje është përfshirë një tanker nafte që lundron nën flamur amerikan, në pronësi të kompanisë !MV Stena Immaculate", e cila po transporton kimikate dhe derivate të naftës. Sipas të dhënave nga ueb-faqja "VesselFinder", anija lundroi nga Greqia dhe në momentin e aksidentit ishte ankoruar.
Anija e mallrave "Solong" e cila lundron me flamur portugez, po lundronte nga Grejnxhmut Skoci, drejt Roterdamit të Holandës. ls/
Foto: Skaj njuz, printskrin