• e enjte, 05 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Berisha e prezantoi koalicionin zgjedhor “Aleanca për Shqipërinë madhështore”, duke e quajtur koalicion të shumicës absolute

Berisha e prezantoi koalicionin zgjedhor “Aleanca për Shqipërinë madhështore”, duke e quajtur koalicion të shumicës absolute

Tiranë, 10 mars 2025 (MIA) - Lideri i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka prezantuar sot koalicionin “Aleanca për Shqipërinë madhështore” për zgjedhjet e 11 majit, të cilin e cilësoi si “koalicioni më i fortë në 32 vitet e fundit, që përfaqëson shumicën absolute”.

Berisha tha se “kjo është një ditë shumë e veçantë në historinë e përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet”.

"Ky koalicion përfaqëson jo vetëm shumicën absolute të qytetarëve shqiptarë, por edhe elitën politike dhe gjithëpërfshirëse të kombit shqiptar. Ky koalicion ka gjithë vullnetin, patriotizmin dhe përkushtimin për ta bërë Shqipërinë të madhe. Për ta bërë Shqipërinë një vend ku qytetarët e saj të lirë do të harrojnë dhimbjen e pamerituar, çnjerëzore të varfërisë ekstreme, ku qytetarët e saj, djem dhe vajza, do të ndërtojnë ëndrrën e tyre më të bukur në Shqipëri, shtoi ai, duke shprehur besimin se viti 2025 është viti i diasporës, e cila sipas tij “ka bërë zgjedhjen e saj për të shpëtuar Shqipërinë”.

Duke prezantuar angazhimet e “qeverisë së ardhshme të PD-së”, Berisha ndër të tjera premtoi se paga minimale në tre muajt e parë do të shkojë në 500 euro, ndërsa paga mesatare nuk do të jetë më e ulët se 1200 euro.

Sipas tij, prodhimi "Made in Albania" do të jetë një çështje krenarie kombëtare dhe me investime do ta "transformojmë Shqipërinë në një superfuqi energjetike rajonale".

“Ne po shkojmë vërtet si koalicioni më i gjerë në histori, por po shkojmë me programin më të mirë që Shqipëria ka njohur ndonjëherë në ekzistencën e saj”, tha Berisha.

Në koalicionin zgjedhor, të udhëhequr nga PD, janë 26 parti, duke përfshirë Partinë e Lirisë së Ilir Metës, Partinë Republikane të Fatmir Mediut, si dhe partinë maqedonase, Aleancën Maqedonase për Integrim Evropian, MAEI, lideri i së cilës është Vasil Sterjovski, nga minoriteti grek, Partia për Mbrojtjen e të drejtave të njeriut e Vangel Dules si dhe Partia për drejtësi, integrim dhe unitet, partia e Çamëve, e Shpëtim Idrizit. ls/ 

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR