Zelenski arriti në qytetin Xheda në Arabinë Saudite
- Presidenti ukrainas Vollodomir Zelenski sot ka arritur në qytetin Xheda në Arabinë Saudite, njoftuan mediumet botërore, duke iu referuar një përfaqësuesi zyrtar ukrainas.
- Post By Besnik Shuki
- 16:48, 10 mars, 2025

Riad, 10 mars 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodomir Zelenski sot ka arritur në qytetin Xheda në Arabinë Saudite, njoftuan mediumet botërore, duke iu referuar një përfaqësuesi zyrtar ukrainas.
Ukraina dëshiron paqe, ndërsa Rusia është "shkaku i vetëm për të cilin lufta po vazhdon", ka shkruar Zelenski në Telegram para bisedave potencialisht kyçe me përfaqësues të SHBA-së në Arabinë Saudite. bsh/
Foto: EPA