• e martë, 26 nëntor 2024

Zelenski në Bruksel do të nënshkruajë marrëveshje dypalëshe të sigurisë

Zelenski në Bruksel do të nënshkruajë marrëveshje dypalëshe të sigurisë

Bruksel, 28 maj 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodomir Zelenski sot në Bruksel do të nënshkruajë marrëveshje dypalëshe të sigurisë me kryeministrin belg, Aleksandre de Kroa, njoftoi mbrëmë qeveria belge.

Belgjika do të angazhohet që ta armatosë Ukrainën me 30 aeroplanë luftarakë F-16, ndëra dërgesat e para janë planifikuar për këtë vit, njoftoi sot ministri belg i punëve të jashtme Haxha Labib. Paralajmërimi ishte publikuar vetëm disa orë para vizitës së Zelenskit. 

"Presidenti ukrainas, i cili kërkon nga Perëndimi që ta rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën që të mund të përballet me luftën me Rusinë, pas nënshkrimit do të takohet me mbretin belg Filip", njoftoi pallati mbretëror. 

Vizita disaorëshe do të përfundojë në mes të ditës në aeroportin ushtarak Melsbrek në afërsi të Brukselit, ku Belgjika duhet ta përsërisë premtimin e saj se do t'i sigurojë Kievit aeroplanë luftarakë F-16 "nëse është e mundur para fundit të vitit".

Në fazën e parë, armata belge do të kontribuojë me trajnim të pilotëve ukrainas dhe teknikëve si t'i shfrytëzojnë këta aeroplanë. Zelenski në Melsbrek do të takohet me një pjesë të pilotëve belg, instruktorë dhe teknikë të specializuar për F-16, njoftuan nga shërbimi i kryeministrit belg.

Zelenski pas Brukselit udhëton për Lisbonë ku do të takohet me kryeministrin portugez Luis Montenegro dhe presidentin Marselo Rebelo de Sousa.

Mbesin më pak se tre javë deri në samitin e paqes në Ukrainë, i cili duhet të mbahet në Zvicër. Zelenski e hodhi poshtë propozimin e Kinës dhe Brazilit që ta ftojnë Rusinë, duke thënë se Rusia "do të bllokojë gjithçka". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR