Shkollat në Santorini, Ios, Amorgos dhe Anafi mbeten të mbyllura edhe një javë për shkak të tërmeteve
- Për shkak të aktivitetit sizmik në pjesën detare mes Santorinit dhe Amorgosit, shkollat në katër ishujt grekë do të mbeten të mbyllura edhe një javë, vendosën anëtarët e komisioneve komptente pranë Ministrisë për kriza klimatike dhe mbrojtje civile të Greqisë, prej ku kumtuan se prej 1 shkurtit janë regjistruar mbi 1.368 tërmete prej tre ballëve, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:13, 23 shkurt, 2025

Athinë, 23 shkurt 2025 (MIA) - Për shkak të aktivitetit sizmik në pjesën detare mes Santorinit dhe Amorgosit, shkollat në katër ishujt grekë do të mbeten të mbyllura edhe një javë, vendosën anëtarët e komisioneve komptente pranë Ministrisë për kriza klimatike dhe mbrojtje civile të Greqisë, prej ku kumtuan se prej 1 shkurtit janë regjistruar mbi 1.368 tërmete prej tre ballëve, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Shkollat në Santorini, Ios, Amorgos dhe Anafi janë të ,byllura prej fillimit të muajit, vendimi i ri vlen deri më 28 shkurt, ndërsa për kthimin e nxënësve në shkolla, komisionet kompetente do të bisedojnë në takimin e ardhshëm të përbashkët, të caktuar për të enjten pasdite.
Në takimin e përbashkët të Komisionit për vlerësim të rrezikut sizmik dhe Komiisonit për ndjekje të aktiviteteve vullkanike në Ministrinë kompetente u shqyrtua situata aktuale dhe anëtarët unanimisht konstatuan se "seria sizmike në pjesën detare mes Santorinit dhe Amorgosit shënon rënie, me mbi 1.368 tërmete nga 1 shkurti me fuqi prej 3 ballëve dhe me manjitudë maksimale të regjistruar prej 5,3 shkallëve", se aktiviteti sizmik i referohet çarjeve nënujore dhe se "aktiviteti sizmik në kalderë mbetet në nivelin e njejtë, ndërsa "në rajonin më të gjerë të Santorinit vërehet ulje e tempos së deformimit të tokës".
Kryeministri grek, Kiriakos Micotakis , paraqitjen e tij tradicionale javore në Fejsbuk, sot e filloi me tërmetet nëa fërsi të Santorinit duke cekur se "numri i goditjeve është ulur në 24 orët e fundit, por shkencëtarët vazhdojnë ditë e natë ta ndjekin dukurinë, duke vlerësuar se do të nevojitet kohë që aktiviteti sizmik të ndalet plotësisht".
Shtoi se krahas masave për mbështetje të bizneseve dhe të punësuarve që i paralajmëruan javën e kalaur, nga Ministria e Punëve të Brendshme, kompetente pë komunat, do të ndahet ndihmë e jashtëzakonshme prej 850.000 eurove për ishujt Santorini, Amorgos, Anafi dhe Ios.