• e hënë, 02 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zelenski: Jam i gatshëm të jap dorëheqje nëse ajo sjellë paqe në Ukrainë apo anëtarësim në NATO

Zelenski: Jam i gatshëm të jap dorëheqje nëse ajo sjellë paqe në Ukrainë apo anëtarësim në NATO

Kiev, 23 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot deklaroi se është i gatshëm të japë dorëheqje nëse kjo sjellë paqe për Ukrainën dhe nëse është kusht për anëtarësim në NATO, transmeton "Ukrinform".

Duke folur në forumin në Kiev, Zelenski u pyet nëse do të tërhiqej nga funksioni në këmbim të paqes në vend, ndaj çka ai u përgjigj: Po, nëse kjo do t thotë paqe për Ukrainën, nëse me të vërtetë duhet ta lë funksionin - jam i gatshëm. Mundësia e dytë është që kjo të zëvendësohet për NATO-n. Nëse kushte të tilla parashtrohen - menjëherë".

Ai theksoi se nuk ka ndër mend të qëndrojë në pushtet me dekada.

"Jam i fokusuar në sigurinë e Ukrainës sot, dhe jo për 20 vite. Nuk planifikoj të qëndroj në pushtet me dekada", shtoi Zelenski. ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR