• e martë, 13 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Sholc u bëri thirrje gjermanëve të votojnë

Sholc u bëri thirrje gjermanëve të votojnë

Berlin, 23 shkurt 2025 (MIA) - Kancelari i deritnaishëm gjerman dhe kandidat i SPD-së për funksionin Olaf Sholc kumtoi video në rrjetet sociale në të cilën u bën thirrje gjermanëve të dalin dhe të votojnë.

"Shkoni dhe votoni. Për rrogë më të madhe minimale, për lehtësime tatimore për shumicën e gjerë, për pensione stabile dhe investime në vende të mira të punës dhe sigurinë tonë. Për qeveri stabile dhe kohezion social në vendin tonë", shkroi Sholc në X dhe i këshilloi gjermanët të votojnë për SPD-në.

Gjermanët sot zgjedhin 630 deputetë për përbërjen e re të Bundestagut, prëderisa anketat parazgjedhore tregojnë se demokristiantë opozitarë dhe e djathta ekstreme, gjithashtu opozitarja Alternativa për Gjermaninë (AfD0 kanë mbështetje më të madhe, por asnjë parti nuk do të ketë mjaft deputetë për të formuar vetë qeverinë.

Për funksionin e liderit të ri të Gjermanisë luftojnë katër kandidatë; kancelari aktual Olaf Sholc nga Partia Socialdemorkate (SPD), Fridrih Merc nga Unioni kristiano-demokrat (CDU), nënkancelari aktual Robert Habek nga Partia e Gjelbër ekologjike dhe Alis Vajdel nga e djathta ekstreme, Alternativa antiemigrante për Gjermaninë (AfD). ab/

Fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR