• e shtunë, 07 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zelenski në prag të përvjetorit të tretë të invazionit rus: Rusia e kreu sulmin më të madh ndaj Ukrainës në tërë luftën

Zelenski në prag të përvjetorit të tretë të invazionit rus: Rusia e kreu sulmin më të madh ndaj Ukrainës në tërë luftën

Kiev, 23 shkurt 2025 (MIA) - Rusia mbrëmë e kreu sulmin më të madh ndaj Ukrainës gjatë tërë luftës, theksoi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski në kumtimin në Fejsbuk, në prag të përvjetorit të tretë të invazionit rus.

Rusia mbrëmë e sulmoi Ukrainën me 267 dronë, informoi Zelenski.

"Populli ynë çdo ditë i kundërpërgjigjet terrorit ajror. Në prag të përvjetorit të tretë të luftës, Rusia e sulmoi Ukrainën me 267 dronë sulmues. Ky është sulmi më masiv prej se dronët iranianë filluan t'i godasin qytetet dhe fshatrat ukrainase. Gjithsej për një javë Rusia sulmoi me pothuajse 1.159 dronë ofenzivë, mbi 1.400 bomba të kurdisura dhe 35 raketa të llojeve të ndryshme", kumtoi presidenti ukrainas.

Ai i falënderoi të gjithë të cilët çdo ditë u kundërpërgjigjen sulmeve të këtilla - aviacionin, trupat raketore kundërajrore, njësitë për luftim elektronik dhe njësi mobile të zjarrit të forcave ajrore dhe forcave mbrojtëse. Zelenski, gjithashtu, i falëdneroi edhe ata të cilët janë në vendet e sulmeve dhe po i shpëtojnë njerëzit nga pasojat e granatimit, duke iu referuar ekipeve për raste urgjente dhe nëpunësve policorë.

Presidenti ukrainas bëri thirrje të bëhet gjithçka që është e mundur për paqe të drejtë në Ukrainë, që mund të ndodhë "me unitet të të gjithë partnerëve të Ukrainës - Evropës, SHBA-së dhe të gjithë të cilët duan paqe të qëndrueshme". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR