Në Tiranë ka filluar Festivali “Bread & heart” me pjesëmarrjen e mbi 150 arkitektëve nga e gjithë bota, Rama: Shqipëria hyn në një hartë tjetër prestigjioze të Evropës
- Rreth 150 arkitektë ndërkombëtarë nga Evropa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët janë mbledhur në Tiranë për Festivalin “Bread & Heart”.
- Post By Fami Bajrami
- 17:20, 6 qershor, 2025
Tiranë, 6 qershor 2025 (MIA)- Rreth 150 arkitektë ndërkombëtarë nga Evropa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri, së bashku me partnerët janë mbledhur në Tiranë për Festivalin “Bread & Heart”.
I pranishëm në këtë ngjarje ka qenë edhe kryeministri Edi Rama i cili gjatë fjalës së tij tha se se Shqipëria sot po prodhon më shumë arkitekturë se gjithë Evropa bashkë. Sot në Shqipëri tha Rama, arkitektët ndërkombëtarë vijnë në numra që pak vite më parë ishte e paimagjinueshme, informon Top çanell.
“Një Shqipëri që sot prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë Evropa bashkë. Shqipëria është kthyer në një port shprese, arkitektët ndërkombëtar vijnë në numra që vetëm pak vite më parë nuk do t’i kishim imagjinuar. Tirana sot nuk është më vetëm një skenë, është katalizator. Projektet që lindin në Shqipëri nuk janë mediokrite lokale apo klishe globale, janë të gjalla, rezonuese me vlerë”, tha Rama.
Në një botë të fiksuar me ikona, siç tha, ajo çfarë shpaloset këtu, diçka që krijohet si e përbashkët, por si asgjë tjetër më parë.
“Çfarë është më e rëndësishme guxon të ndërtojë mes asaj që është vërtetë e përbashkët, si një akt krijimi. Ky festival s’ka të bëjë me arkitekturën si profesion, por si aktin më të afërt njerëzor, të krijosh hapësira ku jeta mund të rritet dhe të mbrojë veten”, u shpreh Rama.
Foto: Rama në Fejsbuk