Në Qendrën klinike në Beograd nuk ka më pacientë që pësuan nga zjarri në diskotekën në Koçan, të gjithë janë mjekuar
- Në Qendrën klinike universitare në Beograd nuk ka më pacientë që trajtohen për zjarrin në diskotekën në Koçan që ndodhi më 16 mars të këtij viti. Dy pacientët e fundit që u trajtuan në Beograd që nga 17 marsi - Andrej Georgiev (23) dhe Angela Boshkovska (24), pasdite e kanë lëshuar Klinikën për kirurgji plastike në QKUB në gjendje të mirë shëndetësore.
- Post By Fami Bajrami
- 16:23, 6 qershor, 2025
Beograd, 6 qershor 2025 (MIA) - Në Qendrën klinike universitare në Beograd nuk ka më pacientë që trajtohen për zjarrin në diskotekën në Koçan që ndodhi më 16 mars të këtij viti. Dy pacientët e fundit që u trajtuan në Beograd që nga 17 marsi - Andrej Georgiev (23) dhe Angela Boshkovska (24), pasdite e kanë lëshuar Klinikën për kirurgji plastike në QKUB në gjendje të mirë shëndetësore.
Në zjarrin që shpërtheu në diskotekën "Puls" në Koçan më 16 mars humbën jetën 62 të rinj dhe rreth 200 u lënduan ku njëqind prej tyre u trajtuan jashtë vendit. Në trajtim janë edhe 12 të lënduar, shtatë prej të cilëve jashtë vendit.
Angela dhe Andrej shprehën mirënjohje të pafundme për mjekët në QKUB për kujdesin dhe sakrificën e tyre gjatë trajtimit. Angela Boshkovska është nga Shkupi, Andrej Georgiev është nga Koçani. Angela është studente e vitit të pestë në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa Andrej studion në akademinë e TI-së dhe është i punësuar.
"Jemi pafundësisht mirënjohës ndaj mjekëve dhe të gjithë stafit mjekësor në Qendrën klinike për gjithçka që kanë bërë për ne, për trajtimin dhe kujdesin", ka thënë Andrej.

Gjesti human nga ana e Serbisë ndaj mjekëve nuk do të harrohet, theksojnë nga Ambasada e Maqedonisë në Beograd të cilët çdo ditë kanë qenë në kontakt të përditshëm me pacientët dhe ekipet mjekësore që u kujdesën për gjendjen e të lënduarve.
Në emër të Shkupit zyrtar, mirënjohje për stafin mjekësor në QKUB dhe Serbisë shprehu edhe ambasadori Nikolla Tupançevski.

Milan Stojiçiq, drejtor i Klinikës për kirurgji plastike në QKUB shprehu mirënjohje për autoritetet serbe dhe ministrin e Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar, si dhe deri te autoritetet maqedonase.
Ai shtoi se të gjithë pacientët që u pranuan në Qendrën urgjente të Qendrës klinike të Serbisë mbijetuan dhe u trajtuan me sukses.
Trajtimi i këtyre pacientëve nuk ka qenë i lehtë. Andrej dhe Angela kanë pasur lëndime shumë të rënda. Ata ishin edhe në një vend tjetër, por u përpoqëm të ndihen sikur të jenë në vendin e tyre sa i takon trajtimit, tha ai.
"Tani po ktheheni tek të dashurit e juaj dhe uroj të vazhdoni aty ku e latë - të vazhdoni me jetën që është para jush", ka thënë Stojiçiq.