• e premte, 05 korrik 2024

Zelenski: Mosardhja e Bajdenit në samitin paqesor për Ukrainën do të jetë duartrokitje për Putinin

Zelenski: Mosardhja e Bajdenit në samitin paqesor për Ukrainën do të jetë duartrokitje për Putinin

Bruksel, 28 maj 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden duhet të marrë pjesë në samitin e planifikuar paqesor në Zvicër për Ukrainën muajin e ardhshëm që takimi të jetë i suksesshëm, deklaroi sot presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski në konferencë për shtyp në Bruksel.

Mungesa e Bajdenit do të jetë në dobi të presidentit rus Vlladimir Putin, i cili lëshoi ​​një urdhër për të pushtuar Ukrainën në vitin 2022, tha Zelenski, njofton Hina.

Ukraina shpreson të jetë nikoqir i sa më shumë vendeve, në përpjekje për të bashkuar opinionin ndërkombëtar se si të ndalet lufta dhe të ushtrojë presion mbi Rusinë, e cila tashmë ka ndërmarrë gati një të pestën e territorit të Ukrainës.

Uashingtoni e ka mbështetur samitin, por nuk njoftoi nëse Bajden do të marrë pjesë.

"Ne e dimë se SHBA-ja e mbështet samitin, por nuk e dimë në çfarë niveli", tha Zelenski në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin belg, Aleksander De Kro.

"Mungesa e Bajdenit do të ishte duartrokitje për Putinin", tha ai.

Zelenski, dy ditë më parë i kërkoi Bajdenit dhe liderit kinez Si Xhinping, aleatit të ngushtë të Putinit, të marrin pjesë në samitin.

Rusia ka deklaruar disa herë se nuk sheh kuptim për pjesëmarrje në këtë konferencë të paralajmëruar. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR