• e diel, 12 maj 2024

Zelenski ka shkarkuar një zyrtar të lartë për shkak të akuzave për korrupsion

Zelenski ka shkarkuar një zyrtar të lartë për shkak të akuzave për korrupsion

Kiev, 2 maj 2024 (MIA) - Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski ka shkarkuar Ilja Vitjuk, zyrtarin e lartë të shërbimeve të inteligjencës SBU, për shkak të akuzave për korrupsion, njoftoi DPA.

Dekreti është publikuar mbrëmë në ueb faqen e presidentit ukrainas, pa saktësuar shkaqet e shkarkimit.

Vitjuk ishte shef i repartit për siguri kibernetike në Shërbimeve të sigurisë së Ukrainës (SBU).

Paraprakisht, mediat ukrainase publikuan hetime, në të cilat thuhej se gruaja e Vitjuk ka blerë banesë luksoze në qendër të Kievit. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR