• e diel, 29 dhjetor 2024
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Inflacioni i prillit në Shqipëri 2,1 për qind edhe më tej më i ulëti në rajon

Inflacioni i prillit në Shqipëri 2,1 për qind edhe më tej më i ulëti në rajon

Tiranë, 11 maj 2024 (MIA) - Instituti Shqiptar i Statistikave, INSTAT, publikoi se inflacioni në muajin prill ishte 2,1 për qind, që është për 0,2 për qind më i ulët krahasuar me muajin mars, ndërsa krahasuar me prillin e vitit të kaluar ishte për 2,5 për qind më i ulët.

"Ky është niveli më i ulët i inflacionit që nga tetori 2021, kur çmimet filluan të rriten si pasojë e problemeve me furnizimet të krijuara nga pandemia, ndërsa më pas edhe nga prishja e tregut si pasojë e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës. Vlerë maksimale inflacioni arriti gjatë vitit 2022, kur ishte 8 për qind në nivel vjetor", njoftoi agjencia shtetërore, ATA.

Ulja e inflacionit i tejkaloi edhe parashikimet e Bankës qëndrore të Shqipërisë, e cila paralajmëroi se synon të mbajë inflacionin në nivelin prej 3 për qind.

Sipas ATA, Shqipëria edhe më tej e ka shkallën më të ulët të inflacionit krahasuar me vendet e rajonit. ls/ 

Foto: ATA

 

QËNDRONI TË LIDHUR