Edhe 28 të vdekur në Gazë në 24 orët e kaluara, numri i përgjithshëm arriti në 35.000
- Ministria e Shëndetësisë e Hamasit sot publikoi se të paktën 28 persona kanë vdekur në Rripin e Gazës në 24 orët e kaluara.
- Post By Lindita Sulejmani
- 15:13, 11 maj, 2024
Gazë, 11 maj 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë e Hamasit sot publikoi se të paktën 28 persona kanë vdekur në Rripin e Gazës në 24 orët e kaluara.
Ministria në raportin e rregullt ditor publikoi se në luftën izraelite kundër lëvizjes islamike palestineze Hamas, e cila filloi më 7 tetot të vitit të kaluar, deri më tani janë vrarë 34.971 persona.
Në operacionin shtatëmujor ushtarak izraelit në Gazë janë plagosur 78.641 persona. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s