• e diel, 22 dhjetor 2024

Ukraina i llogarit si të zhdukur 55.000 qytetarë të saj

Ukraina i llogarit si të zhdukur 55.000 qytetarë të saj

Kiev, 26 shtator 2024 (MIA) - Ukraina ka emrat e 55.000 qytetarëve të saj në regjistrin e personave të zhdukur, deklaroi sot zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Leonid Timçenko.

Në një intervistë për Ukrinform, ai deklaroi se në këtë regjistër gjenden emrat e personave të zhdukur në luftë, okupim apo fatkeqësi natyrore dhe aksidente të shkaktuara nga faktori njeri. Ky numër tregon pasojat humanitare të luftës së gjithanshme që Rusia po zhvillon kundër Ukrainës e cila ka shkaktuar deportime, rrëmbime, si dhe një numër të madh të vdekjeve në mesin e pjesëtarëve të ushtarëve dhe civilëve, shkruan gazeta Kiev Independent. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR