• e martë, 08 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zelenski deklaroi se Rusia shkatërroi kapacitetet energjetike në rajonet Sumi dhe Dnjepropetrovsk

Zelenski deklaroi se Rusia shkatërroi kapacitetet energjetike në rajonet Sumi dhe Dnjepropetrovsk

Kiev, 2 prill 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski deklaroi se Rusia shkatërroi kapacitete energjetike të Ukrainës në rajonet Sumi dhe Dnjepropetrovsk.

Droni goditi në trafostacion në pjesën verilindore të rajonit Sumi, ndërsa gjatë granatimeve të artilerisë, u goditën kabllot elektrike në rajonin Dnjepropetrovsk, për të cilin shkak pothuaj 4.000 njerëz mbetën pa energji elektrike, publikoi Zelenski në rrjetin social "Iks".

Në fund të muajit të kaluar, Ukraina dhe Rusia u dakorduan me SHBA-në për t'i dhënë fund sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike në afat prej 30 ditëve, megjithëse të dyja palët vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR