• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Peskov: Moska dhe Uashingtoni investojnë përpjekje të rëndësishme për normalizim të raporteve

Peskov: Moska dhe Uashingtoni investojnë përpjekje të rëndësishme për normalizim të raporteve

Moskë, 8 prill 2025 (MIA) - Moska dhe Uashingtoni investojnë përpjekje të rëndësishme për normalizim të raporteve, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

Ai vlerësoi se në këtë moment është vështirë të paramendohet fillimi i negocuatave për Marrëveshjen e re për armatim ofenziv strategjik (START), por, siç theksoi, Moska dhe uashingtoni punojnë në mundësinë për një dialog të tillë në të ardhmen.

"Në këtë çast është shumë vështirë të paramendohet fillimi i negociatave të tilla, sepse vetë fakti i negociomit për çështje të sigurisë kombëtare, kontrollit të armatimit, nënkupton nivel të caktuar të raporteve bilaterale, nivel të caktuar të besimit të ndërsjelltë. Ajo është diçka që duhet të kthehet me prani të vullnetit adekuat politik të dy presidentëve", shtoi Peskov. ab/

Fotо: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR