Zëvendëskryeministri Fetai në Bruksel në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
- Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai sot mori pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, organizuar në Bruksel nga “Friends of Europe”. Fetai diskutoi për sfidat dhe perspektivat e rajonit në një panel të moderuar nga Jamie Shea, ish zëvendës sekretar i përgjithshëm i NATO-s, i fokusuar në forcimin e bashkëpunimit dhe përshpejtimin e integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
- Post By Fami Bajrami
- 12:52, 6 dhjetor, 2024

Shkup, 6 dhjetor 2024 (MIA)- Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai sot mori pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, organizuar në Bruksel nga “Friends of Europe”. Fetai diskutoi për sfidat dhe perspektivat e rajonit në një panel të moderuar nga Jamie Shea, ish zëvendës sekretar i përgjithshëm i NATO-s, i fokusuar në forcimin e bashkëpunimit dhe përshpejtimin e integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Zëvendëskryeministri Fetai theksoi angazhimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucione, duke veçuar reformat në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Fetai theksoi prioritetet e Qeverisë në kuadër të Agjendës reformuese, duke veçuar forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe shtetin e së drejtës, si themele për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.
Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit Fetai në Samitin BE-Ballkani Perëndimor pasqyron përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për të avancuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe për të kontribuar në rritjen e bashkëpunimit rajonal drejtë këtij synimi.