Xhejms: Nuk e di kur do të pensionohem, por nuk më ka mbetur edhe shumë kohë
- Basketbollisti i Los Anxhelos Lejkers, Lebron Xhjems ka folur për përfundimin e karrierës profesionale. Tridhjetë e nëntë vjeçari Xhejms, i cili shënoi 40 pikë në fitoren (116:104) ndaj Bruklinit, pranoi se fundi i karrierës së tij si lojtar është afër.
- Post By Fami Bajrami
- 09:00, 1 prill, 2024

Los Anxhelos, 1 prill 2024 (MIA) - Basketbollisti i Los Anxhelos Lejkers, Lebron Xhjems ka folur për përfundimin e karrierës profesionale. Tridhjetë e nëntë vjeçari Xhejms, i cili shënoi 40 pikë në fitoren (116:104) ndaj Bruklinit, pranoi se fundi i karrierës së tij si lojtar është afër.
"Pak është e besueshme se e gjithë kjo do të zgjasë shumë gjatë. Nuk e di se kur do të mbyllet dera dhe do të tërhiqem, por nuk kam shumë kohë", deklaroi Xhejms.
Xhejms luan në NBA që kur ishte 18 vjeç. Kjo ishte sezoni i 21-të i tij në karrierë.
Ylli i NBA-së është nën kontratë me klubin deri në sezonin 24/25.
Në ndeshjen me Bruklinin, Xhejms shënoi nëntë treshe, duke e përsëritur rekordin e tij personal. rq/bsh/
Foto: EPA