• e hënë, 01 korrik 2024

Xhaferi në Bruksel në takime me Sharl Mishel dhe fon der Lajen

Xhaferi në Bruksel në takime me Sharl Mishel dhe fon der Lajen

Bruksel, 14 shkurt 2024 (MIA) - Kryetari i Qeverisë teknike, Talat Xhaferi, i cili prej dje qëndron për vizitë pune në Bruksel, sot do të takohet me kryetarin e Këshillit të BE-së, Sharl Mishel dhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Në këtë vizitë të parë të punës jashtë vendit pas marrjes së detyrës si kryeministër, Xhaferi është shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, tema të takimeve të Xhaferit me liderët evropianë do të jenë prioritetet e Qeverisë në drejtim të vazhdimit të procesit eurointegrues, me fokus të reformave dhe prioritetet e lidhura për Planin  rritjes së Ballkanit Perëndimor, përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në vend, si dhe çështjet e kontekstit rajonal dhe global.

Në kuadër të qëndrimit në Bruksel, delegacioni qeveritar i udhëhequr nga Xhaferi do ta vizitojë edhe selinë e Parlamentit Evropian, ku do të realizojë takim me një grup eurodeputetësh nga radhët e grupeve politike proevropiane.

Безбедноста и стабилноста на регионот, глобалната сигурност и актуелни случувања во Украина и на Блискиот Исток, беа главни теми на вечерашната средба на претседателот на техничката Влада, Та

Vizitën e punës në Bruksel, Xhaferi e filloi dje me një takim me zëvendës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mirçea Xhoana në selinë e Aleancës, në të cilën u diskutua për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, sigurinë globale dhe ngjarjet aktuale në Ukrainë dhe Lindjen e Afërt, si dhe për kontributin aktiv të Maqedonisë së Veriut në Paktin veriatlantik.

Në takim Xhaferi e theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut në mbajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në fushën euroatlantike, jo vetëm si faktor i stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, por edhe me pjesëmarrje aktive në misionet e NATO-s në Kosovë dhe Irak dhe të BE-së në Bosnja e Hercegovinë dhe në grupet luftarake të Aleancës në Letoni, Rumani dhe Bullgari.

Gjithashtu u theksua se në përputhje me përkushtimin për investime në mbrojtje dhe vendimin nga Samiti i NATO-s në Vilnius, Maqedonia e Veriut nga ky vit ndan mjete për nevojat e mbrojtjes në nivel prej dy për qind të PBB-së së saj, prej të cilave 30 për qind është synuar për modernizimin e Armatës, ndërsa vazhdon të mbështesë fuqishëm Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.

Në takim u diskutua edhe për sfidat në vijim në periudhën zgjedhore, para se gjithash nga aspekti i ballafaqimit me kërcënimet hibride, dezinformatat dhe sigurinë kibernetike. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR