• e hënë, 23 dhjetor 2024

Vrasje në Koçan, një burrë me thitë ka goditur për vdekje një grua 46-vjeçare

Vrasje në Koçan, një burrë me thitë ka goditur për vdekje një grua 46-vjeçare

 Koçan, 25 shtator 2023 (MIA) - Në mëngesin e sotëm në Koçan, pas një pas një zënke të mëparshme të ndërsjellë, një mesoburrë ka sulmuar fizikisht një grua 46-vjeçare, duke i shkaktuar goditje vdekjeprurëse nga të cilat ka ndërruar jetë.

 Vrasja ka ndodhur para shtëpisë ku ka jetuar gruaja, në momentin po bëhej gati për të shkuar në punë, ndërsa ngjarjen e konfirmuan nga SPB - Shtip dhe Spitali i Përgjithshëm në Koçan.

 "Mëngjesin e sotëm rreth orës 6:15 në rrugën “Straho Erbapçe” në Koçan, 59-vjeçari U.R. e ka sulmuar 46-vjeçaren T.M. me ç'rast i ka shkaktuar plagë të shumta me thikë në trup, pas së cilës ajo ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor i cili ishte thirrur ka konstatuar mbi 40 goditje me thikë nga të cilat gruaja ka ndërruar jetë në vend", theksoi Dushanka Gorgieva - Tërpevski, drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm me Veprimtari të Zgjeruar.

Sipas njohurive fillestare, arsyeja e sulmit ishte zhvatja e parave dhe kërcënimi për incizime komprometuese që sulmuesi është kërcënuar se do t'i bëjë publike. Kërcënimet janë raportuar disa herë në polici,  dhe në Prokurorinë Publike në Koçan nga ku gruaja ka kërkuar mbrojtje.

Ekspertizë të ngjarjes ka kryer ekipi i DPB - Koçani dhe prokurori publik me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar për obduksion. Sulmuesi është arrestuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR