• e shtunë, 15 qershor 2024

Vrasje e dyfishtë në Kratovë, një grua 36- vjeçare me thikë mbyt për vdekje bashkëshortin dhe vjehrrin

Vrasje e dyfishtë në Kratovë, një grua 36- vjeçare me thikë mbyt për vdekje bashkëshortin dhe vjehrrin

Shkup, 14 qershor 2024 (MIA) - Një grua tridhjetë e gjashtë vjeçare nga Kratova mbrëmë ka vrarë bashkëshortin dhe vjehrrin. MBP-ja kumtoi se gruaja me iniciale V.I. është arrestuar dhe mbajtur në stacion policor ku pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj saj do të iniciohet kallëzim përkatës.

Siç kumton MPB-ja, gruaja dyshohet se në shtëpinë familjare në Kratovë me mjet të fortë ka sulmuar bashkëshortin e saj J.I (38) dhe babanë e tij SI (63), të cilët kanë humbur jetën nga plagët e marra.

Sipas udhëzimeve të prokurorit publik trupat e viktimave janë dorëzuar në obduksion. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR