• e premte, 22 nëntor 2024

Fetai në takim me ambasadorin bullgar, dialogu i vazhdueshëm hap rrugë bashkëpunimi

Fetai në takim me ambasadorin bullgar, dialogu i vazhdueshëm hap rrugë bashkëpunimi

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA)- Zëvendëskryeministri i ngarkuar për qeverisje të mirë, Arben Fetai, sot priti në takim ambasadorin e Bullgarisë, Zheljazko Radukov me të cilin u pajtuan për rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm dhe të hapur i cili krijon ura bashkëpunimi dhe është në interes të ndërsjellë.

Fetai e njoftoi ambasadorin për prioritetet e Qeverisë për vendosjen e shtetit të së drejtës dhe luftimin e pakompromistë kundër krimit dhe korrupsionit,si parakushte për procesin integrues dhe mirëqenien e qytetarëve.

Ai theksoi rëndësinë e hapjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, duke shtuar se duhet të shfrytëzohet momentumi historik në politikën e zgjerimit te BE-së dhe se Maqedonia e Veriut duhet përparuar në rrugën e integrimit bashkë me Shqipërinë.

Bashkëbiseduesit e pajtuan se ndërtimi i Korridorit 8, si korridor i sigurisë së NATO-s, ka rëndësi strategjike dhe ekonomike për të dyja vendet dhe për rajonin. Fetai qartësoi se përfundimi i këtij projekti është prioritet për Qeverinë dhe u zotua se do të bëhen përpjekje shtesë për të shpejtuar realizimin e tij.

Foto: Kabineti i Arben Fetait

QËNDRONI TË LIDHUR