• e hënë, 23 dhjetor 2024

Taravari: Ligji për "branitellat" nuk kalon

Taravari: Ligji për

Shkup, 24 tetor 2024 (MIA)- Ministri i Shëndetësisë dhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari në emisionin "Vin vin" në Televizionin Telma ka komentuar ngjarjet politike në vend, por dhe tendencat e opozitës për të destabilizuar vendin. 

Taravari tha se një ekip 4 muajsh nuk mund të funksionojë pa gabime dhe se koalicioni qeverisës duhet ende të sinkronizohet dhe të koordinohet më mirë.

“Ligji për branitellat është hera e 5-të apo e 6-të që propozohet dhe pesë herë është votuar ky ligj. Dhe kur dikush e bën këtë me qëllim në 100 ditët e para të Qeverisë, ju garantoj se nuk i intereson fare LSDM-së , kanë pasur shtatë vjet para kësaj, çdo njeri mund ta kuptojë se kjo është tendencioze. Dhe nga ana jonë është legjitime ta bëjmë të pamundur me mjete demokratike në Parlament. Ne do të përpiqemi në çdo mënyrë që të mos kalojë ky ligj”, tha Arben Taravari.

Ai gjithashtu foli për rëndësinë e vendimeve politike që vendi është në udhëkryq. 

“Në përgjithësi, është shumë e rëndësishme të jesh i matur dhe shumë i zgjuar gjatë kësaj periudhe. Jemi në një periudhë shumë të rëndësishme për vendin, sepse jemi në një udhëkryq kur vendoset e ardhmja e vendit, jo për një apo dy vjet, por për 50 apo 100 vitet e ardhshme. Të gjitha lëvizjet e Shahut duhen luajtur me mençuri, ndonjëherë ato lëvizje të mençura në politikë mund të kushtojnë besueshmëri dhe vlerësim, nuk janë aq të rëndësishme sa rruga e mëtejshme e shtetit”, thotë Arben Taravari.

QËNDRONI TË LIDHUR