• e mërkurë, 23 tetor 2024

Votimet në Moldavi dhe Gjeorgji e kanë përfshirë alarmin në BE 

Votimet në Moldavi dhe Gjeorgji e kanë përfshirë alarmin në BE 

Bruksel, 22 tetor 2024 (MIA) - Referendumi për anëtarësim në BE dhe zgjedhjet presidenciale në Moldavi të mbajtura të dielën dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Gjeorgji të shtunën e kanë kyçur alarmin në Union, për shkak të pafuqisë së saj që të përballet me propagandën e përforcuar, përhapjen e lajmeve të rreme dhe tentativat për implikime nga ana e Moldavisë, e cila investon mjete të konsiderueshme në betejën për ndikim në republikat e dikurshme sovjetike.

BE-ja ndër vite ka qenë e bindur se axhenda e saj liberale dhe demokratike do t'i largojë Kishinjevin dhe Tbilisin nga orbita e kremlinit dhe do t'i tërheq drejt Perëndimit, por rezultatet nga votimi në Moldavi dhe anketat për zgjedhjet e ardhshme në Gjeorgji i shpërbëjnë vizionet e këtilla optimiste në Bruksel.

Moldavët me shumicë të ngushtë prej vetëm 50,4 për qind e kanë mbështetur anëtarësimin e vendit të tyre në BE, ndërsa parashikimet për Gjeorgjinë se do të fitojë partia konservative populiste Ëndrra gjeorgjiane (Kocebi), e cila pritet të vazhdojë me politikën e saj liberale dhe ta largojë shtetin nga anëtarësimi në BE.

Siç vlerëson portali i Brukselit "Politiko", është e qartë se Kremlini, megjithë shpenzimet e mëdha në Ukrainë, është ende gati të investojë "para të mëdha" në fushata për blerjen e votave dhe përhapjen e dezinformatave për të rikthyer ndikimin e tij në territoret ish-sovjetike. Moska i arrin qëllimet e saj me narrativën propagandistike se vendet që ndjekin një politikë pro-BE ose pro NATO-s po "luajnë me zjarrin" dhe duhet të zgjedhin "neutralitetin" nëse duan të shmangin konfliktin.

Presidentja aktuale pro-perëndimore moldave, Maja Sandu, akuzoi se përpara votimit të së dielës, vendi u përball me një "sulm të paprecedentë nga Rusia ndaj lirive dhe demokracisë së saj".

Sfida e dytë për zgjerimin drejt lindjes së BE-së do të jetë tashmë të shtunën në zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji, në të cilat sipas sondazheve parazgjedhore partia në pushtet Kocebi pritet të fitojë mbi një të tretën e votave, duke lënë shumë pas vetes koalicionet e ndara opozitare. Kocebi ka ambicie për të fituar vota të mjaftueshme për të siguruar një shumicë në Parlamentin e Gjeorgjisë, gjë që nuk do të ishte e pamundur me "ndihmë anësore".

Sipas Ivana Stradner nga Fondacioni për mbrojtjen e demokracive me qendër në Uashington, ka ardhur koha që politikëbërësit perëndimorë të ndërgjegjësohen për faktin se "lufta e Rusisë nuk kufizohet në Ukrainë", por se Moska po përpiqet të marrë kontrollin e vendeve në botën demokratike në të cilën ai mendon se mund të ushtrojë ndikim.

Nga ana tjetër, presidentja moldave Sandu thekson se për zhvillime të tilla duhet të shqetësohen të gjithë, jo vetëm vendet kandidate për në BE apo vetëm shtetet më të vogla. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR