• e hënë, 01 korrik 2024

Vitin e kaluar janë denoncuar 433 fëmijë për konflikt me ligjin, 307 të dënuar

Vitin e kaluar janë denoncuar 433 fëmijë për konflikt me ligjin, 307 të dënuar

Shkup, 31 maj 2024 (MIA)- Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), numri i personave të rritur të denoncuar – autorë të njohur gjatë vitit 2023 krahasuar me vitin 2022 është zvogëluar për 6.9 për qind.

Janë denoncuar 433 fëmijë që janë në konflikt me ligjin, ndërsa në 287 raste është bërë propozim për caktimin e masës së dënimit, për 110 raste nuk është ngritur procedurë, ndërsa për 36 raste është ndërprerë procedura.

Gjithsej janë dënuar 307 fëmijë të moshës nga 14 deri 18 vjeç, nga të cilët 120 për vepra penale kundër pronës, 70 për vepra kundër rendit publik, 43 për vepra penale kundër jetës, 37 kundër sigurisë në qarkullimin publik...

Në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022, numri i personave të rritur të dënuar është zvogëluar për 16 për qind, ndërsa numri i personave të akuzuar është zvogëluar për 15.8 për qind.

Numri i denoncimeve të fëmijëve që janë në konflikt me ligjin – autorë të krimeve në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022 është zvogëluar për 8.5 për qind, tregojnë madje të dhënat e ESHS-së.

Ndryshe, gjatë vitit 2023 krahasuar me vitin 2022, numri i fëmijëve të dënuar të cilët janë në konflikt me ligjin – autorë të krimeve, është rritur për 17.2 për qind.

 

QËNDRONI TË LIDHUR