• e premte, 12 korrik 2024

Vijon periudha e motit shumë të nxehtë, në disa vende mbi 40 gradë

Vijon periudha e motit shumë të nxehtë, në disa vende mbi 40 gradë

Shkup, 10 korrik 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 23 gradë, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 33 deri 29 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup mot i ngjashëm me temperatura maksimale deri në 39 gradë.

Siç njoftojnë nga DPHM, vijon periudhë e motit me diell dhe shumë të nxehtë edhe në ditët në vijim, përveç të dielës ku pasdite do të ketë kushte të izoluara jostabile me reshje të dendura dhe bubullima. Temperaturat ditore do të jenë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa në disa vende do të kalojë 40 gradë. Nga e enjtja deri në mesin e javës së ardhshme në disa vende do të aktivizohet niveli i portokalltë për rrezikun nga temperaturat e larta.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR