• e enjte, 11 korrik 2024

Temperatura të larta dhe indeksi UV, në më shumë vende niveli i portokalltë për rrezik

Temperatura të larta dhe indeksi UV, në më shumë vende niveli i portokalltë për rrezik

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 23 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 34 deri në 41 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior Temperatura minimale do të zbresë deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë në 39 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të DPHM-së, periudha e motit me diell dhe shumë të nxehtë vazhdon me temperatura ditore që do të jenë mbi 30 gradë, ndërsa në disa vende do të kalojë mbi 40 gradë.

"Prej sot deri në mesin e javës së ardhshme në disa vende do të aktivizohet niveli portokalli për rrezikun e temperaturave të larta. Të dielën në orët e pasdites do të ketë dukuri të izoluar të motit jostabil me reshje të dendura të shiut dhe bubullima", kumton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR