• e premte, 12 korrik 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

12 korrik (MIA) 2024

 

1784. - Profesori francez i fizikës S. Lenorman, së bashku me Zhan Mogoljef, e ka kostruktuar parashutën e parë. 

 

1817. - Lindi shkrimtari amerikan Henri Dejvid Toro, një nga eseistët më të mirë amerikan. Veprat: Jeta në pyll", "Ditari", esetë "Mosdëgjimi qytetar", "Robëria në Masaçusets", "Mbrojtja e Xhon Braun". 

 

1854. - Lindi industrialistl amerikan Xhorxh Istman, njëri ndër pionerët e fotografisë dhe filmit, themelues i kompanisë "Kodak". 

 

1869. - Mbreti francez Napoleoni i Tretë e pranoi vendosjen e sistemit parlamentar. 

 

1895. - Në Hamar ka lindur Kristen Flagstad, këngëtare operistike norvegjeze, interpretuese më e theksuar e personazheve femra të Vagnerit. Ka vdekur në vitin 1962. 

 

1920. - Kanali panamez edhe zyrtarisht është hapur, gjashtë vjet pasi që mbi të kaloi anija e parë. 

 

1960. - Franca ua pranoi pavarësinë kolonive të saj të mëparshme, Dahomej, Nigeri, Volta e Epërme, Bregu i Fildishtë, Çad, Afrika Qendrore dhe Kongo. 

 

1992. - Në Shkup u mbajt Tubimi protestues botëror mbarëmaqedonas me moton "Po, Republika e Maqedonisë, po", ndërsa kundër Deklaratës së Bashkësisë evropiane të 27 qershorit të vitit 1992, me të cilën u kërkua që Republika e Maqedonisë ta ndërrojë emrin, respektivisht të mos e përmbajë fjalën Maqedoni. 

 

1996. - Tashëgimtari i fronit britanik princi Çarls dhe pronceza Dajana u dakorduan për kushtet për divorc, duke i dhënë fund martesës 15 vjeçare. 

 

1993. - Republika e Maqedonisë është pranuar si anëtare e plotëfuqishme e Unionit postar universal, Agjencia e specializuar e Organizatës së Kombeve të bashkuara me seli në Bern, Zvicër. 

 

1996. - Republika e Maqedonisë dhe Afganistani vendosën marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh. 

 

2004. - Franca dhe Iraku i ripërërinë marrëdhëniet diplomatike, të ndërprera pas invazionit irakian në Kuvajt në vitin 1990. 

 

2014. - Tomi Ramon, bateristi dhe anëtari i fundit i mbijetuar i pank-rok bendit të njohur amerikan "Ramons" ndërroi jetë në Nju-Jork në moshën 65-vjeçare nga kanceri në lukth. Ramon, i lindur si Tomash Jerdei në Budapest, ka qenë themelues i bendit dhe baterist i saj nga viti 1974 deri në vitin

 

1978. Ai ishte anëtari i fundit i mbijetuar i kuartetit origjinal në të cilin ishin kitaristi Xhoni, këngëtari Xhoi dhe basisti Di Di. Të gjithë anëtarët kishin emra artistik dhe mbiemër të përbashkët - Ramon. Bendi nga Nju-Jorku i njohur për nga flokët e gjata, xhaketat e zeza të lëkurës, xhinsat e grisura dhe atlete bëri ndikim të madh mbi pank rokerët në Britani të Madhe. 
Në ditën e sotme 

### 

QËNDRONI TË LIDHUR