• e diel, 22 dhjetor 2024

Vetëm pesë kandidatë kryesorë për kryetar të KE-së konfirmuan pjesëmarrje në debatin e 23 majit

Vetëm pesë kandidatë kryesorë për kryetar të KE-së konfirmuan pjesëmarrje në debatin e 23 majit

Bruksel, 14 maj 2024 (MIA) - Vetëm pesë nga kandidatët kryesorë për kryetar të ardhshëm të Komisonit Evropian e konfirmuan pjesëmarrjen në debatin e Parlamentit Evropian në Bruksel, të caktuar për më 23 maj.

Në debat do të marrin pjesë Ursula fon der Lajen (Partia Popullore Evropiane, EPP), Nikolla Shmit (socialistë dhe demokratë), Valter Baer (e majta evropiane), Sandro Goci ("Rinovoni Evropën"), Teri Rajnke ("Të gjelbrit"). Në debatin e 29 prillit në Mastriht morën pjesë tetë kandidatë, ndërsa prej tyre përsëri do të paraqiten vetëm dy - Fon der Lajen dhe Shmit. Atëherë në garë u përfshinë edhe përfaqësues të Lëvizjes Evropiane Politike të Krishterë, Aleanca e Lirë Evropiane dhe grupi "Identitet dhe demokraci". 

Është paraparë që pjesëmarrësit të përgjigjen në pyetjet e të pranishmëve në vendin e ngjarjes dhe në përfaqësitë e PE-së në vendet e BE-së, si dhe të vendosura onllajn. Temat kryesore do të precizohen më 16 maj, shtohet në kumtesë.

Pas debatit në Mastriht, shikuesit të parin e shpallën kandidatin e "Të gjelbërve" Bas Ejkut, ndërsa të dytën Ursula fon der Lajen (EPP). fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR