Vetëm 23 për qind e francezëve e mbështesin Makronin
- Vetëm 23 për qind e francezëve e mbështesin presidentin francez Emanuel Makronin, niveli i dytë më i ulët i mbështetjes që nga zgjedhja e tij në vitin 2017, tregoi hulumtimi i agjencisë Ipsos të porositur nga gazeta "Tribun Dimansh”.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:12, 10 nëntor, 2024

Paris, 10 nëntor 2024 (MIA) - Vetëm 23 për qind e francezëve e mbështesin presidentin francez Emanuel Makronin, niveli i dytë më i ulët i mbështetjes që nga zgjedhja e tij në vitin 2017, tregoi hulumtimi i agjencisë Ipsos të porositur nga gazeta "Tribun Dimansh”.
Vlerësimi i miratimit të Makronit ka rënë për dy pikë përqindje krahasuar me tetorin.
Mbështetja më e ulët për presidentin e Francës ishte në dhjetor të vitit 2018, në kulmin e protestave të "jelekverdhëve", kur e mbështetën vetëm 20 për qind e qytetarëve.