Vdiq Huanita Kastro, kundërshtare dhe motra e ish liderëve kubanez Fidel dhe Raul
- Huanita Kastro, motra më e vogël e ish liderëve kubanez Fidel dhe Raul,të cilët i kundërshtonte me dekada, vdiq në moshë 91 vjeçare në Majami, ku jetonte në ekzil, kumtuan burime të afërta me familjen e saj.
- Post By Sara Ademi
- 12:18, 5 dhjetor, 2023
Majami, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Huanita Kastro, motra më e vogël e ish liderëve kubanez Fidel dhe Raul,të cilët i kundërshtonte me dekada, vdiq në moshë 91 vjeçare në Majami, ku jetonte në ekzil, kumtuan burime të afërta me familjen e saj.
"Vdiq Huanita Kastro, një grua e jashtëzakonshme, luftëtare e palodhur për Kubën që aq shumë e donte, publikoi në Instagram Marija Antonieta Kolins, e cila ishte redaktore e kujtimeve të saj.
Huanita Kastro u largua nga Kuba në vitin 1964, pasi u grind me vëllezërit e saj Fidel, i cili vdiq në Havana në vitin 2016, dhe Raul për shkak të mospajtimeve rreth drejtimit të revolucionit kubanez në vitin 1959.
Në ekzil në Majami, ajo në mënyrë të fshehtë e dënoi politikën e vëllezërve të saj në krye të Kubës. Sipas saj, ajo ka bashkëpunuar me Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA), me pseudonimin Dona.
Huanita Kastro hapi një barnatore të saj në Majami dhe aty ka punuar me dekada.
Në kujtimet të titulluar "Fidel dhe Raul, vëllezërit e mi, një histori sekrete", ajo shkroi se kishte vështirësi të pajtohej me atë që është motra e liderëve komunistë dhe që i përkiste një komuniteti kubanezësh të mërguar në Florida.
"Pa dyshim, kam vuajtur më shumë se pjesa tjetër e popullsisë së internuar. Për ata në Kubë, unë jam një dezertor sepse u largova dhe denoncova regjimin. Për shumë në Majami, unë jam persona non grata sepse jam motra e Fidelit dhe Raulit", ka shkruar ajo.
Sipas mediave lokale në Florida, Huanita Kastro vdiq në një spital në Majami. sa/
Foto: Internet